Hyjnë në fuqi rregullat e reja të BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Rregullat e Bashkimit Evropian që kërkojnë që kompanitë të identifikojnë materialet e gjeneruara dhe të manipuluara nga inteligjenca artificiale kanë hyrë në fuqi të dielën, si pjesë e Aktit gjithëpërfshirës të Inteligjencës Artificiale të bllokut. Neni 50 i ligjit kërkon që ofruesit e chatbot-eve dhe sistemeve të tjera interaktive të inteligjencës artificiale t’u tregojnë përdoruesve kur ata po komunikojnë me një sistem të IA-së, përveç rasteve kur kjo është tashmë e qartë. Sipas Komisionit Evropian, ofruesit e sistemeve të afta për të prodhuar tekst sintetik, imazhe, video ose audio duhet të përfshijnë gjithashtu shënjues të lexueshëm nga makinat, të cilët mundësojnë identifikimin e materialit si të gjeneruar ose të manipuluar nga inteligjenca artificiale. Kompanitë dhe përdoruesit e tjerë profesionistë që përdorin sisteme të inteligjencës artificiale...