Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Historia e dhimbshme e një jetimi: “Qaj se do të ndihesh shumë më mirë…”
Rrëfejnë se një fëmijë jetim, i vetmuar, endej gjithandej, nëpër tokë. I vetmuar, i trishtuar; askush nuk kujdesej për të, askush nuk pyeste për të. Dhe vogëlushi jetim e i braktisur endej i vetmuar. Por, edhe pse tejet i mjeruar dhe i trishtuar, ai nuk qante. Nuk qante, sepse lotët ende nuk ekzistonin, aso kohe. Një natë plot dritë, fëmija që endej i vetmuar, ngre vështrimin nga qielli dhe shikon hënën. Vështrimi i mbeti mbi shkëlqimin dhe bardhësinë e saj të mrekullueshme. Edhe hëna i kishte ngulur sytë mbi fëmijën jetim. Hëna, kur shikon vuajtjen dhe trishtimin e pamasë në sytë e vogëlushit, mallëngjehet dhe nuk duron dot. Ajo zbret sakaq në tokë dhe ulet pranë jetimit. Dhe, gjithë butësi e përgjërim, i thotë: –...