Hermann Bahr, figura që shënoi modernizmin austriak
Sot përkujtohet lindja e shkrimtarit, dramaturgut dhe kritikut të njohur austriak Hermann Bahr, i cili lindi më 19 korrik 1863 në Linz të Austrisë. Bahr studioi në disa universitete evropiane, përfshirë Vjenën, Gracin, Çernovicin dhe Berlinin, ku u mor me filozofi, ekonomi, filologji dhe drejtësi. Gjatë një qëndrimi të gjatë në Paris, ai zbuloi interesimin e tij për letërsinë dhe artin, duke nisur punën si kritik arti fillimisht në Berlin dhe më pas në Vjenë. Ai ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes letrare “Vjena e Re” (Jung Wien) dhe konsiderohet ndër të parët që përdori termin modernizëm për veprat letrare. Bahr dha kontribut të rëndësishëm edhe në përcaktimin e rrymave të reja artistike, përfshirë ekspresionizmin. Përveç kritikës letrare, ai shkroi rreth 40 drama dhe...
Burimi:
kultplus.com