Heinrich Böll, shkrimtari gjerman që rrëfeu plagët e luftës dhe fitoi Nobelin për Letërsi

Heinrich Böll, shkrimtari gjerman që rrëfeu plagët e luftës dhe fitoi Nobelin për Letërsi

Heinrich Böll (21 dhjetor 1917 – 16 korrik 1985) ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm gjermanë të shekullit XX dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1972. Përmes romaneve dhe tregimeve të tij, Böll solli një pasqyrë të thellë të jetës gjermane gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke trajtuar pasojat njerëzore, morale dhe shoqërore të konfliktit. I lindur në Këln të Gjermanisë, në një familje me prejardhje artizanale, Böll u rrit në një periudhë të trazuar historike. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1937, ai u përfshi në shërbimin e detyrueshëm të punës dhe më pas u rekrutua në ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan KultPlus. Ai shërbeu për gjashtë vite si ushtar në fronte të...