Haxhiu mirëpret në Kosovë ansamble folklorike nga tetë shtete

Haxhiu mirëpret në Kosovë ansamble folklorike nga tetë shtete

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur në oborrin e Kuvendit të Kosovës grupet folklorike dhe ansamblet nga Franca, Holanda, Turqia, Bullgaria, Hungaria, Greqia, Meksika dhe Kosta Rika, të cilat po qëndrojnë në vend në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit NEWBORN Kosova. Haxhiu theksoi se gjatë ditëve të festivalit, artistët do t’i prezantojnë para publikut kulturën, muzikën dhe vallet tradicionale të vendeve të tyre, duke e shndërruar Kosovën në një vendtakim të traditave dhe miqësisë mes popujve. Në fjalën e saj të mirëseardhjes, ushtruesja e detyrës së Presidentes nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe rolin që festivale të tilla kanë në afrimin e njerëzve dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit përtej kufijve. Ajo u uroi artistëve...