Haruki Murakami rikthehet me romanin e ri: “Shkruaj diçka krejt ndryshe nga ajo që mund të krijojë inteligjenca artificiale”

Haruki Murakami rikthehet me romanin e ri: “Shkruaj diçka krejt ndryshe nga ajo që mund të krijojë inteligjenca artificiale”

Shkrimtari japonez, Haruki Murakami është rikthyer me një roman të ri pas tre vitesh pauzë, duke thënë se letërsia e tij buron nga një proces krijues që, sipas tij, dallon thelbësisht nga ajo që mund të prodhojë inteligjenca artificiale. Romani i ri i autorit japonez, “The Tale of KAHO”, doli në shitje të premten në Japoni, me lexues që u rreshtuan në orët e para të mëngjesit për ta blerë librin. Sipas botuesit Shinchosha, ky është romani i parë i gjatë i Murakamit ku protagoniste kryesore është një grua, shkruan KultPlus. Në një intervistë për Kyodo News, Murakami foli për ndikimin e inteligjencës artificiale në krijimtarinë letrare, duke theksuar se AI bazohet në analizimin e materialeve ekzistuese dhe krijimin e analogjive. “AI merr parasysh gjithçka...