Hapet Simpoziumi i X i Evropës Juglindore dhe Lindore: Akademik Nazim Gruda nderohet me medalje
Hania, Kretë – Ka çelur sot punimet në Hania të ishullit të Kretës (Greqi), Simpoziumi i 10-të i Evropës Juglindore dhe Lindore për Perimet dhe Patatet, një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore të sektorit, e organizuar nën kujdesin e Shoqatës Ndërkombëtare për Shkencën Hortikulturore (ISHS). Edhe pse mban një emërtim gjeografik rajonal, simpoziumi ka mbledhur bashkëkërkues shkencorë, studentë dhe profesionistë nga mbarë bota për të diskutuar mbi sfidat e prodhimit, që nga bujqësia organike e deri te teknologjitë e reja të mjediseve të mbrojtura në epokën e ndryshimeve klimatike. Në ceremoninë zyrtare të hapjes, Anëtarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr. Nazim Grudës, iu akordua Medalja e ISHS-së, së bashku me kolegun e tij nga Universiteti Bujqësor i Athinës, Profesor Dimitrios Savvas....
Burimi:
javanews.al