“Hajde n’ballon” me Shpat Dedën, koncert magjik në universitetin e arteve, “neo soul” dhe poezi në skenë

“Hajde n’ballon” me Shpat Dedën, koncert magjik në universitetin e arteve, “neo soul” dhe poezi në skenë

Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe muzikë cilësore u përjetua në Sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve, ku Shpat Deda solli për publikun këngët e tij më të dashura dhe projektin më të ri “Hajde n’ballon”. I shoqëruar nga banda dhe trompisti ndërkombëtar Raynald Colom, artisti ndërtoi një atmosferë unike, ku muzika dhe poezia u ndërthurën në një përvojë katarsisi shpirtëror. Energjia e publikut, që këndoi së bashku me të, konfirmoi lidhjen e fortë mes artistit dhe dëgjuesve. Koncerti rikthehet sonte për natën e fundit në Universitetin e Arteve. Në përvojë magjike ishte mbrëmja e kaluar për artdashësit që ndoqën në Sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve këngët e preferuara të Shpat Dedës. Artisti dhe banda e tij muzikore interpretuan live pesë...