Grupi “Marigona” mbajti koncertin e lamtumirës, mbyll një kapitull të rëndësishëm të muzikës shqiptare

Grupi “Marigona” mbajti koncertin e lamtumirës, mbyll një kapitull të rëndësishëm të muzikës shqiptare

Grupi legjendar “Marigona” u ngjit mbrëmjen e së premtes për herë të fundit në skenë, duke mbajtur koncertin e lamtumirës “Përjetë” në hapësirat e AMC Hall, në periferi të Prishtinës. Koncerti, i titulluar “Përjetë”, mbarti simbolikën e jetëgjatësisë së këngëve të grupit, të cilat kanë mbetur të dashura për breza të tërë. Me këtë mbrëmje, bendi i dha fund një karriere shumëvjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në muzikën shqiptare, shkruan KultPlus. Grupi, autor i dhjetëra hiteve të njohura, mblodhi adhurues të grupmoshave të ndryshme, duke dëshmuar ndikimin dhe popullaritetin që ka ruajtur ndër vite. Gjatë koncertit, “Marigona” interpretoi disa prej këngëve më të njohura të repertorit të saj, por edhe krijime më të reja, duke përmbyllur me emocion rrugëtimin e saj artistik....