Gruaja, për të dashuruar dhe për të qenë e dashuruar
Gruaja është krijuar për të dashuruar dhe për të qenë e dashuruar. Në këtë thirrje të natyrës qëndron një nga të vërtetat më të thella të qenies njerëzore. Ajo i jepet jetës me një përkushtim që ndryshon trajtë, por kurrë thelb: fillimisht si vajzë, pastaj si e dashur, si bashkëshorte dhe, në fund, si nënë. Në secilin prej këtyre shndërrimeve ajo mbetet burimi prej nga lind dhe ushqehet vazhdimësia e jetës, forca e butë që mban të bashkuar familjen, dashurinë dhe shpresën. Gruaja është placenta e madhe e njerëzimit, porta nëpër të cilën kalojnë gjaku, instinkti, ëmbëlsia dhe dhembshuria. Prej saj marrim zjarrin që na ngroh shpirtin, mallin që na mëson të kërkojmë tjetrin dhe dashurinë që i jep kuptim ekzistencës sonë. Prandaj është një...
Burimi:
kultplus.com