Gratë flasin 13 mijë fjalë më shumë se burrat? Studimi i ri rrëzon mitin e vjetër
Një studim i ri ka rikthyer në qendër të vëmendjes një debat të vjetër: kush flet më shumë gjatë ditës, gratë apo burrat? Prej vitesh në rrjet qarkullon pretendimi se gratë përdorin rreth 20 mijë fjalë në ditë, ndërsa burrat vetëm 7 mijë, duke krijuar një diferencë prej mbi 13 mijë fjalësh. Megjithatë, kërkimet shkencore më të fundit tregojnë se realiteti është më kompleks se kaq. Sipas një studimi të përditësuar nga studiues të University of Arizona, gratë në moshën 25 deri në 64 vjeç flasin mesatarisht rreth 3 mijë fjalë më shumë në ditë se burrat, dhe jo 13 mijë siç pretendohej më parë. Jashtë kësaj grupmoshe, diferenca rezulton minimale ose statistikisht jo domethënëse. Madje, një studim më i hershëm i publikuar në revistën...
Burimi:
syri.net