Gonxhja: Turizmi nuk është vetëm statistikë, por ekonomi reale dhe vende pune

Gonxhja: Turizmi nuk është vetëm statistikë, por ekonomi reale dhe vende pune

Shqipëria vijon të ruajë një ecuri pozitive në hyrjet e shtetasve të huaj, por muaji qershor solli një ngadalësim të ritmit të rritjes. Ministri Blendi Gonxhja, i cili publikoi të dhënat për numrin e vizitorëve në vendin tonë në reagimin e tij vë në dukje dhe rëndësinë e klimës së sigurisë dhe stabilitetit për këtë sektor. “Ashtu siç kemi paralajmëruar, ekonomia e turizmit paguan situatën! Shqipëria mbetet në territor pozitiv sa u takon hyrjeve të shtetasve të huaj, por të dhënat e qershorit tregojnë një ngadalësim të qartë të ritmit të rritjes. Në qershor 2026, vendi regjistroi 1,346,279 vizitorë të huaj, krahasuar me 1,329,204 në qershor 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej vetëm 17,075 vizitorësh, ose +1.28%. 91.8% më pak krahasuar me rritjen e muajit...