Gonxhja: Një bashkëbisedim mbi rëndësinë e kulturës dhe trashëgimisë me studentët e Universitetit “Nënë Tereza”

Gonxhja: Një bashkëbisedim mbi rëndësinë e kulturës dhe trashëgimisë me studentët e Universitetit “Nënë Tereza”

Vizita në Tiranë e një grupi studentësh të Universitetit “Nënë Tereza” nga Shkupi u shoqërua me një bashkëbisedim mbi rëndësinë e kulturës, trashëgimisë dhe rolit, që ata kanë në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë. Studentët në Tiranë u takuan me Blendi Gonxhen ministër  i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që thekson dhe rëndësinë e kësaj vizite. “Së bashku me studentët e Universitetit “Nënë Tereza” nga Shkupi dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, SH.T.Z. Denion Meidani, vizituam Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, një hapësirë e rëndësishme e kujtesës sonë historike dhe reflektimit mbi të kaluarën. Vizita u shoqërua me një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë mbi rëndësinë e kulturës, trashëgimisë dhe rolit që ata kanë në forcimin e lidhjeve...