“Fundi i Golemëve”/ Kryevepra e Nikollaq Zoraqit në TKOB, sheh dritën e skenës pas gjashtë dekadash

“Fundi i Golemëve”/ Kryevepra e Nikollaq Zoraqit në TKOB, sheh dritën e skenës pas gjashtë dekadash

Një premierë absolute botërore… “Fundi i Golemëve” vendoset në skenën e Teatrit tw Operas dhe Baletit mbi gjashtë dekada pas krijimit. “Është premierë absolute në të gjithë komponentët e saj, nga produksioni te muzika, rolet. Do të këndohet shqip”, shprehet drejtori i TKOB, Aulon Naçi. Me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe me libret të Kolë Jakovës, bazuar në tregimin e shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”, vepra monumentale sjell në skenë dramën, tradhtinë, dashurinë dhe fatin e një familjeje shqiptare në prag të rënies së epokës së Skënderbeut, duke rikthyer fuqishëm historinë dhe identitetin tonë kombëtar përmes muzikës operistike shqiptare. Me një kast të pasur artistësh, “Fundi i Golemëve” vjen nën koncpetin regjisorial të Nikolin Gurakuqit dhe dirigjimin e maestros Zhani Ciko....