Franca aktivizon planin e ri emergjent për valën e të nxehtit
Qeveria franceze ka aktivizuar një plan emergjent të paprecedentë për përballimin e valës së fortë të të nxehtit, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius gjatë ditëve në vijim. Plani, i hartuar pas valëve të mëparshme ekstreme të të nxehtit, parashikon hapjen e qendrave të freskimit për personat më të rrezikuar, bëri të ditur zëdhënësja e qeverisë, Maud Bregeon, në televizionin TF1. Masat synojnë kryesisht të moshuarit, por përfshijnë edhe personat e pastrehë. Zyra e kryeministrit Sébastien Lecornu konfirmoi nisjen e planit të reagimit. Sipas Bregeon, plani zbatohet në zonat ku është vendosur niveli më i lartë i alarmit për temperatura të larta. Shërbimi meteorologjik francez “Météo-France” njoftoi se aktualisht alarmi i kuq prek nëntë rajone në perëndim të Francës. Nga e...
Burimi:
kultplus.com