Formohet Këshilli Kombëtar i Arteve, Bogujevci: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e kulturës në Kosovë
Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arteve, pas miratimit të përbërjes së parë të këtij institucioni nga Qeveria e Kosovës. Bogujevci i ka përgëzuar anëtarët për detyrën e re, duke vlerësuar se përvoja, profesionalizmi dhe angazhimi i tyre do të jenë të rëndësishme për hartimin e politikave kulturore dhe avancimin e jetës artistike në vend, shkruan KultPlus. Sipas ministres, themelimi i Këshillit Kombëtar të Arteve përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e reformës në fushën e artit dhe kulturës, me synim krijimin e një sistemi më profesional, transparent dhe gjithëpërfshirës. Këshilli Kombëtar i Arteve do të ketë rol në mbështetjen e zhvillimit të sektorit artistik, duke kontribuar në politikat që lidhen me artistët, institucionet kulturore dhe...
Burimi:
kultplus.com