Filmi i vlerësuar në Cannes, “Arco”, do të shfaqet për herë të parë në Kosovë
Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar do të sjellë për publikun kosovar premierën e filmit të animuar fantastiko-shkencor “Arco”, me regji të Ugo Bienvenu, një nga produksionet më të vlerësuara të animacionit evropian të këtij viti. Shfaqja do të mbahet më 16 korrik, duke filluar nga ora 20:30, në Kino Liqeni në Pejë, në kuadër të edicionit të sivjetmë të festivalit. Filmi, i cili pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Cannes, e çon publikun në vitin 2932, në një botë ku njerëzit jetojnë mes reve dhe udhëtojnë nëpër kohë me kostume fluturuese të fuqizuara nga ylberi. Protagonisti, Arco, një djalë dhjetëvjeçar, synon të udhëtojë në të kaluarën për të parë dinosaurët, por një aksident e dërgon në vitin 2075. Në këtë të ardhme jo...
Burimi:
kultplus.com