Filmi “Antigona” i Ibër Dearit fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër
Filmi i shkurtër “Antigona”, me regji të Ibër Dearit, është shpallur fitues i çmimit “Filmi më i Mirë i Shkurtër” në edicionin e pestë të Festivalit Ballkanik dhe Mesdhetar të Filmit “Across the Lake”. Në garën zyrtare të festivalit morën pjesë 16 filma, prej tyre 10 vendas dhe 6 ndërkombëtarë, në një përzgjedhje që përfshinte filma artistikë dhe dokumentarë. Pas marrjes së çmimit, regjisori Ibër Deari falënderoi jurinë e festivalit, organizatorët dhe publikun për mbështetjen dhe vlerësimin e dhënë për filmin “Antigona”./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com