Festivali “Ramiz Kovaçi”, në Krujë, edicioni i parë ngjit në skenë emrat e njohur të muzikës
Qyteti historik i Krujës u kthye mbrëmjen e së martës në një qendër të rëndësishme të artit lirik, me zhvillimin e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar “Ramiz Kovaçi”. Festivali, i organizuar në Pallatin e Kulturës “Ibrahim Bërdaku”, synon të ruajë dhe promovojë veprën e artistit të madh, duke shërbyer njëkohësisht si frymëzim për brezat e rinj që ndjekin rrugën e artit dhe muzikës. Atmosfera festive u pasurua nga performanca live e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, ndërsa në skenë u ngjitën edhe emra të njohur të muzikës klasike shqiptare si tenori Kastriot Tusha, “Mjeshtër i Madh”, dhe sopranoja Ramona Tollumani. Ramiz Kovaçi konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të operës shqiptare. Mes roleve më të spikatura të karrierës së tij renditen interpretimet...
Burimi:
vizionplus.tv