Fanella historike e Peles nga finalja e Botërorit 1958 shitet për 4.9 milionë dollarë
Fanella që legjenda braziliane Pele veshi në finalen e Kupës së Botës 1958 është shitur për 4.9 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga Sotheby’s në Nju Jork. Fanella ikonike me numrin 10 u përdor nga Pele, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, në fitoren historike 5-2 të Brazilit ndaj Suedisë, duke i siguruar kombëtares së tij titullin e parë botëror. Në atë finale, Pele hyri në histori si futbollisti më i ri që ka shënuar ndonjëherë gol në një finale të Kupës së Botës, rekord që vazhdon të mbetet i pathyer edhe sot. Sipas Sotheby’s, kjo është fanella e dytë më e shtrenjtë në historinë e futbollit e shitur ndonjëherë në ankand. Rekordin vazhdon ta mbajë fanella e Diego Maradonës,...
Burimi:
kultplus.com