Falli si metaforë e fatit

Falli si metaforë e fatit

Tinka Kurti “Fallxhorja”, e autores Blerina Rogova Gaxha, botuar nga shtëpia botuese Bard Books, është një libër mbi jetën që vëzhgohet ngadalë, pavarësisht ritmit me të cilin rrjedh. Është një libër për gratë. Një libër me fëmijë, me nëna, me gjyshe, me veshje, me penj, me qëndisma, me lule, me verë e me kafe. Këto janë metaforat, fjalët dhe fryma e librit. Këto janë motivet mbi të cilat ndërtohet universi poetik i tij, i pasuruar edhe me ilustrime dhe me përdorime të ndryshme të fontit, sipas kuptimeve apo nevojës së tekstit për pauzë. Titulli, me shumë kuptime, na fton të reflektojmë për vetë figurën e fallxhores, por edhe për fallin si fat. A është ajo simboli i një gruaje që guxon të ushtrojë një angazhim?...