Etno Fest vazhdon sonte me debat, koncert dhe teatër në Kukaj
Edicioni i 16-të i Etno Fest vazhdon sonte (6 gusht) në Etno Village Kukaj, nën temën qendrore “Kujtesa”, me një program të pasur artistik e kulturor. Festivali mbahet nga 3 deri më 10 gusht dhe sjell aktivitete të ndryshme që ndërthurin artin, kulturën dhe trashëgiminë. Programi i ditës së tretë përfshin: 17:00-18:30 – Debati “Dëshmi, dinjitet dhe shpresë”, i organizuar nga KRCT/QKRMT18:30-19:40 – Koncert artistik me sopranon Besarta Murtezani dhe Ansamblin “Dardanus” nga Tetova.20:00-21:30 – Shfaqja teatrore “Pylli” e Florian Zeller, nga Teatri “Bekim Fehmiu”, me regji të Erson Zymberit.Nga ora 21:30 – Mbrëmja “Etno Neja” me Naim Bunjaku-Xuxi. Festivali zhvillohet në fshatin Kukaj të Prishtinës dhe mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme verore kushtuar artit dhe kulturës tradicionale në Kosovë. /KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com