Erling Haaland blen librin më të shtrenjtë norvegjez në histori dhe ia dhuron bibliotekës së qytetit të tij

Erling Haaland blen librin më të shtrenjtë norvegjez në histori dhe ia dhuron bibliotekës së qytetit të tij

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka bërë një gjest të veçantë për vendlindjen e tij, pasi bleu librin më të shtrenjtë norvegjez të shitur ndonjëherë në ankand dhe më pas ia dhuroi bibliotekës së qytetit ku u rrit. Në dhjetor të vitit 2025, një kopje 430-vjeçare e veprës “Saga e Mbretërve” e Snorri Sturlusonit, e botuar në vitin 1594, u shit në një ankand në Norvegji për 1.3 milionë korona norvegjeze (rreth 134 mijë dollarë), duke vendosur rekord si libri norvegjez me çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë, përcjell KultPlus. Blerësi nuk ishte një muze, universitet apo koleksionist i zakonshëm, por ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, së bashku me babain e tij, ish-futbollistin norvegjez Alf-Inge Haaland. Libri konsiderohet një nga dëshmitë më të rëndësishme...