Erasmus i Roterdamit, një nga figurat më të mëdha të Rilindjes Evropiane

Erasmus i Roterdamit, një nga figurat më të mëdha të Rilindjes Evropiane

Sot shënohen 490 vjet nga vdekja e humanistit, teologut dhe filozofit holandez Erasmus i Roterdamit, një prej figurave më të rëndësishme të Rilindjes Evropiane. Erasmus, i cili vdiq më 12 korrik 1536, njihet për kontributin e tij të madh në studimet klasike, arsimin dhe teologjinë. Përmes veprave dhe përkthimeve të tij ai ndikoi fuqishëm në zhvillimin e mendimit evropian dhe në reformimin e studimeve biblike. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Lavdërimi i Marrëzisë” (The Praise of Folly), “Mbi Vullnetin e Lirë” (On Free Will) dhe “Ankimi i Paqes” (The Complaint of Peace). Erasmus mbeti gjatë gjithë jetës pjesë e Kishës Katolike, duke mbështetur reformat nga brenda dhe duke promovuar tolerancën, dialogun dhe arsimin. Ai konsiderohet edhe sot si një nga humanistët më...