Eno Milkani: Përdorimi pa leje i veprave artistike është kthyer në një fenomen të përhapur dhe shqetësues në Shqipëri
Mosrespektimi i të drejtave të autorit vazhdon të mbetet një shqetësim për kineastët në vend. Herë pas here në reagimet e tyre kineastë të ndryshëm janë shprehur edhe me kritika në drejtim të institucioneve shtetërore, duke kërkuar zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit. Kineasti Eno Milkani thotë se jo vetëm që veprat përdoren pa pagesë, por shpesh injorohet edhe vetë ekzistenca e autorit dhe e të drejtave të tij. Në intervistën për gazetën “SOT” kineasti Eno Milkani shpreh një sërë problemesh për zbatimin e së drejtës së autorit nga përdorimi i veprave artistike dhe audiovizuale. Sipas tij, fenomeni i transmetimit dhe përdorimit të veprave pa autorizimin e autorëve është i përhapur në shkallë të gjerë, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk po arrijnë të garantojnë...
Burimi:
sot.com.al