Ekspozitë e përbashkët në Tiranë me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Profesorët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Arteve në Tiranë, do të bëjnë hapjen e ekspozitës kolektive e cila do të mbahet në Galerinë FAB në Tiranë. Kështu bëhet e dituar përmes një njoftimi publik. “Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në hapjen e ekspozitës kolektive të profesorëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Arteve në Tiranë, e cila do të organizohet në Galerinë FAB në Tiranë.”, thuhet në njoftim. Ky aktivitet vjen si një bashkëpunim i rëndësishëm akademik e artistik për të festuar përmes artit 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ekspozita bën bashkë vlerat dhe krijimtarinë bashkëkohore të pedagogëve nga të dyja anët e kufirit, duke dëshmuar frymën e përbashkët kulturore. Hapja solemne (Vernissage)...
Burimi:
kultplus.com