Edicioni V-të i Gjon Mili Jazz & Blues Festival, mbrëmje ndërkombëtare mes xhazit, traditës dhe improvizimit
Tirana do të mirëpresë nesër, 9 korrik, edicionin e pestë të Gjon Mili Jazz & Blues Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës xhaz në Shqipëri. Ky aktivitet do të zhvillohet në teatrin e hapur “Mirush Kabashi”, pranë Liqenit Artificial. Me hyrje të lirë, festivali sjell në një mbrëmje të vetme tre projekte artistike ndërkombëtare që bashkojnë muzikantë nga Italia, Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Bosnja e Hercegovina, së bashku me disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare të xhazit. Me hapjen e programit, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë për herë të parë në Shqipëri saksofonisten dhe kompozitoren austriake Yvonne Moriel, fituese e Austrian Jazz Award 2024 në kategorinë Best Newcomer. Një nga emrat më premtues të skenës së...
Burimi:
kultplus.com