Dua Lipa vazhdon misionin për promovimin e leximit me Festivalin e Letërsisë në Londër

Dua Lipa vazhdon misionin për promovimin e leximit me Festivalin e Letërsisë në Londër

Është bërë i ditur programi i London Literature Festival 2026 në Southbank Centre, i kuruar nga Dua Lipa dhe Service95 Book Club, i cili do të sjellë në skenë disa prej emrave më të njohur të letërsisë, poezisë dhe mendimit bashkëkohor. Edicioni i këtij viti do të mbledhë zëra të njohur ndërkombëtarë, përfshirë figura si Patti Smith, Zadie Smith dhe Mustafa, si dhe autorë e krijues që po formësojnë diskutimet më të rëndësishme kulturore të kohës, shkruan KultPlus. Në program përfshihet “Translated Fiction Showcase”, një mbrëmje kushtuar letërsisë së përkthyer, ku do të prezantohen autorë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Samanta Schweblin nga Argjentina, Nelio Biedermann nga Zvicra, Gaël Faye nga Ruanda dhe Intan Paramaditha nga Indonezia. Një tjetër aktivitet i veçantë është...