“Diona e Dheut” në galerinë “Gocat”, qeramika shqiptare mes mitit dhe artit bashkëkohor
Ekspozita “Diona e Dheut” çeli dyert këtë të martë në Galerinë e Artit Bashkëkohor Tiranë, GOCAT, galeri pjesë e Fondacionit Mane, duke sjellë për herë të parë në këtë hapësirë një koncept artistik tërësisht të ndërtuar mbi mediumin e qeramikës. Pesë artiste shqiptare, Mira Kuçuku, Llambrini Dëna Bojaxhiu, Laura Sllamniku Kryeziu, Blerta Surroi dhe Gresa Kurti, bashkohen në një ekspozitë që ndërthur breza, stile dhe qasje të ndryshme artistike, por që lidhen përmes figurës mitologjike të Dionës, hyjneshës së tokës dhe fuqisë krijuese femërore. E kuruar nga Suzana Varvarica, ekspozita ndërtohet si një udhëtim në pavione të veçanta, ku secila artiste ruan individualitetin e saj, ndërsa veprat komunikojnë mes tyre në një dialog të përbashkët artistik. Në konceptin kuratorial, “Dionat e Dheut” risjellin simbolikën e...
Burimi:
vizionplus.tv