“Dasma shkodrane”, thesari artit shqiptar, ikona e Kol Idromenos, piktura që përjetësoi në ngjyra shpirtin e qytetit

“Dasma shkodrane”, thesari artit shqiptar, ikona e Kol Idromenos, piktura që përjetësoi në ngjyra shpirtin e qytetit

Jemi në një stinë dasmash, në ditshmëritë e gazmimeve dhe dritshmërinë e shpirtrave që e kurorëzojnë yjësinë e tyre të dashurimit në krijimin e një planeti shpirti dhe ëndrrash, që nis të llamburis ndijimeve të tyre si një vërshim drite, për të ardhur deri tekkëtu ku shndërrohet në kremte, në solemnitet. Çmendemi të gjithë, teksa urtësohen zemrat në altar, dhe gazmimi kalon skajet, cek tek çdo çast me prekje drite, për të lejuar të gjithë të vijnë në kësi kulmimesh të mrekullimit të celebrimit. E si mund të mbetej më madhështore, se sa duke u ngjitur lart, në eterin e përjetësisë ky kulmim, në art, po në memorien e atyre ngjyrave dhe atij ceremoniali, që mjeshtria e një mjeshtri e sjell sot të gjallë, në...