Danimarka forcon rregullat për AI në shkolla, masa të reja kundër kopjimit

Danimarka forcon rregullat për AI në shkolla, masa të reja kundër kopjimit

Nxënësit e shkollave të mesme në Danimarkë do t’i rikthehen mësimit javën e ardhshme me rregulla më të rrepta për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI), në përpjekje për të parandaluar kopjimin gjatë detyrave dhe provimeve. Ministri danez i Arsimit, Magnus Heunicke, ka njoftuar një paketë masash të menjëhershme për të kufizuar përdorimin e AI për qëllime të mashtrimit akademik. Një nga ndryshimet kryesore është që detyrat e shkruara në shtëpi do të shoqërohen me një provim me gojë, përmes të cilit mësuesit do të mund të verifikojnë nëse nxënësi e ka përgatitur vetë punën. Kjo masë do të zbatohet edhe për provimin SSO, një nga detyrat më të rëndësishme të shkruara në arsimin e mesëm të lartë danez, të cilin çdo vit e zhvillojnë rreth...