Coldplay Tribute me Shpat Dedën – Një natë ku Prishtina këndoi në një zë
Dilara Sollova Ka artistë që interpretojnë këngë, e ka artistë që krijojnë përjetime. Në mbrëmjen ‘Coldplay Tribute’, të konceptuar dhe organizuar nga vetë Shpat Deda, publiku u mblodh për të përjetuar një mbrëmje dedikuar këngëve ndaj një prej grupeve më të dashura të muzikës alternative, Coldplay. Në një hapësirë të hapur, nën qiellin e verës dhe mes një publiku që kishte ardhur me dëshirën për të kënduar, koncerti nuk u ndje si një performancë klasike. Ai mori formën e një takimi mes njerëzve që ndajnë të njëjtën dashuri për muzikën. Nuk kishte rëndësi mosha apo historia personale e secilit; për disa orë, të gjithë u bashkuan nga këngët e një grupi që ka shoqëruar breza të tërë. Në skenë u ngjitën Shpat Deda në vokal...
Burimi:
kultplus.com