Boksieri Ardian Krasniqi nënshkruhet në Librin e Artë të Rottweil

Boksieri Ardian Krasniqi nënshkruhet në Librin e Artë të Rottweil

Boksieri i famshëm shqiptar, Ardian Krasniqi, i cili është kampion WBO Intercontinental dhe kampion i sapokurorëzuar i Evropës në versionin WBA, është nënshkruar në Librin e Artë të qytetit Rottweil, pas takimit që pati me kryetarin e bashkisë, Christian Ruf. Për boksierin 29-vjeçar, i cili ka fituar të 13 ndeshjet e tij profesionale, 12 prej tyre me nokaut, ishte një moment i rëndësishëm për karrierën e tij. “Nënshkrimi në Librin e Artë të qytetit do të thotë jashtëzakonisht shumë për mua. Është një nder i madh. Kam lindur dhe jam rritur në Rottweil. Këtu i njoh të gjitha rrugët dhe këtu kam festuar sukseset më të mëdha të karrierës sime. Do të jem gjithmonë besnik ndaj Rottweil-it dhe do ta përfaqësoj qytetin tim me krenari...