Bogujevci uron orkestrën “Amadeus” për suksesin e madh në Pragë

Bogujevci uron orkestrën “Amadeus” për suksesin e madh në Pragë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka uruar Orkestrën e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” për suksesin e arritur në Festivalin Ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bogujevci vlerësoi çmimin e parë, Medaljen e Artë dhe tri çmimet e veçanta të fituara nga orkestra, duke theksuar se talentet e reja nga Kosova po vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare falë punës, përkushtimit dhe talentit të tyre.   Ajo uroi dirigjentin Vehbi Shosholli, koncertmjeshtrin Elton Syla, violinistin Princ Fanaj dhe të gjithë ekipin e shkollës “Amadeus”, duke e cilësuar këtë sukses si një arritje që e bën krenare Kosovën./KultPlus.com