Bogujevci: Investimi në Galerinë Kombëtare do t’i shërbejë artit dhe publikut për dekada

Bogujevci: Investimi në Galerinë Kombëtare do t’i shërbejë artit dhe publikut për dekada

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se Galeria Kombëtare e Kosovës është rihapur pas përfundimit të restaurimit të plotë dhe zgjerimit të hapësirave, duke e cilësuar këtë si fillimin e një kapitulli të ri për institucionin qendror të artit pamor në vend. Sipas Bogujevcit, investimi ka krijuar kushte bashkëkohore për ekspozimin e veprave, ruajtjen e koleksionit shtetëror dhe zhvillimin e programeve artistike, duke e bërë Galerinë më funksionale dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes. “Pas restaurimit të plotë dhe zgjerimit të hapësirave, institucioni qendror i artit pamor në vend nis një kapitull të ri. Me kushte bashkëkohore për ekspozim, ruajtjen e koleksionit shtetëror dhe zhvillimin e programeve artistike, Galeria rikthehet më e madhe, më funksionale dhe e gatshme për të...