Bogujevci: Baleti Kombëtar i Kosovës pati një prezantim të shkëlqyer në Romë
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar Baletin Kombëtar të Kosovës për paraqitjen në Itali, duke e cilësuar debutimin në Romë si një tjetër prezantim të shkëlqyer të artit kosovar në arenën ndërkombëtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bogujevci bëri të ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës debutoi në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza di Roma me shfaqjen “Carmina Burana”, nën koreografinë e maestros italian Toni Candeloro. Sipas saj, para një publiku të përbërë nga përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë dhe personalitete të jetës kulturore në Itali, trupa kosovare solli një interpretim që u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje, përcjell KultPlus. “Një tjetër prezantim i shkëlqyer i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali. Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për këtë...
Burimi:
kultplus.com