Bogujevci: Animacioni në Kosovë po forcohet, QKK do të mbështesë projektet më të mira
Animacioni në Kosovë po vazhdon të zhvillohet dhe të ndërtojë një komunitet gjithnjë e më të fuqishëm krijues. Kështu u shpreh ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, pas pjesëmarrjes në Pitch It Competition, platformë e organizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) dhe Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar. Bogujevci bëri të ditur se gjatë aktivitetit u prezantuan projekte të reja të animacionit, ndërsa pati mundësinë të bisedojë me animatorë dhe profesionistë të fushës për sfidat, mundësitë dhe hapat e nevojshëm për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në Kosovë. Ajo theksoi se, në kuadër të këtij bashkëpunimi, Qendra Kinematografike e Kosovës do të ndajë tri çmime për projektet më të mira, me synim mbështetjen e ideve të reja...
Burimi:
kultplus.com