BMW pritet të shkurtojë 8 mijë vende pune në kuadër të një programi për uljen e kostove

BMW pritet të shkurtojë 8 mijë vende pune në kuadër të një programi për uljen e kostove

Prodhuesi gjerman i automjeteve do të nisë programin e largimeve vullnetare në tetor 2026, ndërsa reduktimi i stafit do të zgjasë deri në fund të vitit 2027. Prodhuesi gjerman i automjeteve BMW pritet të shkurtojë rreth 8 mijë vende pune, kryesisht në Gjermani, si pjesë e një programi për uljen e kostove, i nxitur nga dobësimi i tregut kinez dhe rritja e presioneve financiare, transmeton albinfo.ch.  Sipas raportimeve të mediave gjermane, pas disa javësh negociatash është arritur një marrëveshje mes menaxhmentit të kompanisë dhe përfaqësuesve të punonjësve për zbatimin e një programi të largimeve vullnetare nga puna. Procesi i reduktimit të stafit pritet të nisë në tetor të vitit 2026 dhe të zgjasë deri në fund të vitit 2027, me synimin për të ulur numrin e të punësuarve me rreth 8 mijë persona....