“Bija e Minotaurit” ose dafina e pashmangshme
Nga Ndue Dedaj 1 Ka një si ritual mes lexuesish e krijuesish, për të cilin nuk është folur kurrë. Nuk janë klubet e afirmuara letrare të shkrimtarëve, nuk janë promovimet zyrtare të librave, nuk janë konkurset letrare, por ai bashkëbisedimi i thjeshtë, i natyrshëm për librat, mes miqsh të letërsisë, që nuk shënohet askund, në asnjë protokoll, por që është mbase me i vërteti diskutim apo debat. Nëse do të ishte filmuar nga ndonjë kamerë e fshehtë bashkëbisedimi ynë, i një rrethi shokësh, që mblidhemi vazhdimisht, më së shumti në Lezhë, por dhe në Tiranë, rreth romanit të Agron Tufës “Bija e Minotaurit”, autori do të kishte ndjerë kënaqësi të veçantë, pasi është folur lirshëm, ashtu siç na ka ardhur, doemos me shumë vlerësim për...
Burimi:
kultplus.com