Besa Llugiqi pjesë e koncertit gala ndërkombëtar ‘A Bridge of Friendship’ në Sarajevë

Besa Llugiqi pjesë e koncertit gala ndërkombëtar ‘A Bridge of Friendship’ në Sarajevë

Sopranoja kosovare Besa Llugiqi do të jetë njëra nga artistet pjesëmarrëse në koncertin gala ndërkombëtar “A Bridge of Friendship”, i cili do të mbahet më 16 gusht 2026, në Sarajevo City Hall, përcjell KultPlus. Koncerti organizohet nga Foundation Illyricum/Ilirikum dhe synon të promovojë miqësinë, kulturën dhe fuqinë bashkuese të muzikës, duke bërë bashkë artistë nga SHBA-ja, Bosnje e Hercegovina dhe Ballkani Perëndimor. Në këtë mbrëmje gala, Llugiqi do të interpretojë përkrah sopranos amerikane Leah Anne Myers, mezzo-sopranos Jacqueline Aldana Ledesma, tenorit Ermin Ašćerić, si dhe Illyricum Philharmonic Orchestra & Choir, nën dirigjimin e disa maestrove të njohur. Ngjarja do të transmetohet edhe drejtpërdrejt në televizion dhe radio. “Është kënaqësia ime e madhe t’ju ftoj në ‘A Bridge of Friendship’, një koncert gala i veçantë që...