BE kërkon ndryshime në Facebook dhe Instagram, Meta nën presion për mbrojtjen e të miturve

BE kërkon ndryshime në Facebook dhe Instagram, Meta nën presion për mbrojtjen e të miturve

Komisioni Evropian ka rritur presionin ndaj kompanisë Meta, duke i kërkuar të ndryshojë disa funksione të Facebookut dhe Instagramit, të cilat, sipas autoriteteve evropiane, nxisin përdorimin e tepruar të rrjeteve sociale dhe mund të krijojnë varësi, veçanërisht tek të miturit dhe përdoruesit më të cenueshëm. Sipas gjetjeve paraprake të Komisionit, Meta nuk ka vlerësuar dhe kufizuar në mënyrë të mjaftueshme rreziqet që lidhen me veçori si rrjedha e pafund e postimeve (infinite scroll), rekomandimet shumë të personalizuara dhe nisja automatike e videove. Brukseli argumenton se këto mekanizma janë projektuar për t’i mbajtur përdoruesit sa më gjatë në platformë, duke rritur kështu të ardhurat nga reklamat. Sipas Komisionit, mënyra se si funksionojnë këto veçori e shtyn përdoruesin të vazhdojë shfletimin pa ndërprerje, duke krijuar sjellje kompulsive...