Baleti “Carmen” udhëton drejt Italisë, nga skena e TKOBAP-së në Teatro Comunale di Bologna
Baleti “Carmen”, pas shfaqjeve në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor nis një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e tij artistik, duke udhëtuar drejt Italisë për t’u ngjitur në skenën prestigjioze të Teatro Comunale di Bologna. Më 23 dhe 24 maj, në “Comunale Nouveau”, Trupa e Baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës do të performojë për publikun italian në dy mbrëmje plot pasion, elegancë dhe emocion. Shfaqjet do të zhvillohen të shtunën, më 23 maj, në orën 20:30, dhe të dielën, më 24 maj, në orën 16:00. Ky udhëtim vjen pas prezantimit të Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së në Bolonjë, në tetor, së bashku me violinistin Giuseppe Gibboni, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin...
Burimi:
top-channel.tv