Bajram Krasniqi: Realiteti dhe letërsia

Bajram Krasniqi: Realiteti dhe letërsia

Nga Bajram Krasniqi Më duket se do të mund të përkufizohej më thjeshtë dhe më mirë tema e bisedës sonë të sotme si realiteti dhe letërsia.Redaksia e revistës letrare, “Jeta e re” ka bërë mirë që e ka zgjedhur për diskutim një temë të këtillë, jo se ajo nuk është rrahur ndonjëherë më parë, qoftë në rrafshin kritiko-letrar, por për arsye se ka disa vjet që në letërsinë tonë, në ndikimin e faktorëve cilësisht tjetërfare politik e kulturorë, ka ndryshuar shumë horizonti i pritjes aq sa e ka ndryshuar karakterin e bashkëmarrëdhënieve midis letërsisë dhe realitetit. Vështrimi i këtij problemi nga kjo pikëpamje, nga pikëpamja e përputhjes a shpërputhjes midis horizontit të pritjes dhe të horizontit të receptimit, nuk do të thotë se çështja e...