Arshi Pipa, disidenti që u arratis nga regjimi komunist
Më 28 korrik 1920, në Shkodër lindi Arshi Pipa, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe mendimit shqiptar. Ai ishte arsimtar, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe pedagog. Pipa ishte djali i Mustafa Nuriut dhe Hatixhesë, me prejardhje nga Libohova, por të vendosur në Shkodër. Arsimin fillor e ndoqi në Kolegjin Saverian, ndërsa më pas vazhdoi studimet për tetë vjet në Gjimnazin e Shkodrës, në degën klasike, të cilin e përfundoi në vitin 1938. Me përkujdesjen e të atit për edukimin fetar, ai ndiqte edhe mësime në medrese gjatë pasditeve. Studimet e larta për Letërsi dhe Filozofi i kreu në Universitetin e Firences. Pas kthimit në Shqipëri, nga viti 1941 deri në fund të vitit 1944, dha mësim filozofi në liceet shtetërore...
Burimi:
kultplus.com