Armiqt’ e Shqipërisë janë shqiptarë, jo të tjerë 

Armiqt’ e Shqipërisë janë shqiptarë, jo të tjerë 

Armiqt’ e Shqipërisë Nga Faik Konica Të gjith’ ata që kanë njohur vendin t’onë, shkrojnë që dheu i Shqipërisë munt të japë bukë njëzet milionë shpirtëve. E dini që jemi tre milionë dhe që dy milionë prej nesh ngordhin urije…  Shkrojnë që Shqipëtarët janë mjaft të mënçurë me punuem, nukë vetëm për zbukurimin e tyre, por edhe për mirësin’, edhe për dritën e gjithë njerëzisë. E dini mirë që shqipëtarë të mësuarë janë më të rrallë se fjalët e vërteta në gojë prifti. Cilët prejtin bukën e barkut, cilët prejtin bukën e mëndes? Kemi armiq. Për atë të gjithë bashkohen në një zë. Vetëm për këtë ndahen që të gjithë, nuk tregojnë një armik. Ca zgjatin gjishtin drejt dhelpëris e grekut, ca dëftojnë gjarpërimin e...