Arkivi Grek restauron filmin “Gurët e shtëpisë sime” të Dhimitër Anagnostit, pjesë e projekteve me Arkivin Shqiptar

Arkivi Grek restauron filmin “Gurët e shtëpisë sime” të Dhimitër Anagnostit, pjesë e projekteve me Arkivin Shqiptar

Nga Julia Vrapi Filmi “Gurët e shtëpisë sime” i vitit 1985, me regji të Dhimitër Anagnostit, është një nga veprat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Ky film do të restaurohet në kuadër të një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë. Restaurimi i kësaj vepre filmike, premiera e të cilit ishte në vitin 1985 në vendin tonë do të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe do të hapë mundësi të reja për promovimin e kinemasë shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Restaurimi i filmit do të bëhet nga Arkivi i Filmit Grek, si pjesë dhe e aktiviteteve  të tjera në bashkëpunim me Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit në Shqipëri. AQSHF shprehet për një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve. Ambasadorja Luela Hajdarga së bashku...