Ariana Grande rikthehet në skenën britanike me “Eternal Sunshine”, një koncert mes emocioneve dhe fuqisë vokale
Pas një mungese prej disa vitesh, Ariana Grande u rikthye në skenën britanike me turneun “Eternal Sunshine”, duke elektrizuar mijëra fansa në O2 Arena të Londrës me një shfaqje ku zëri, emocionet dhe rrëfimi personal zunë vendin kryesor. Koncerti i së shtunës shënoi rikthimin e Grande në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë që prej vitit 2019. Mungesa e saj ka ardhur pjesërisht për shkak të pandemisë, por edhe angazhimit të saj në filmin muzikor “Wicked”, rol që i solli një nominim për Oscar për interpretimin e Glindës. Në sallë, atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Fansat mbërritën të veshur me veshë maceje, fustane nusërie dhe kurora me lule, duke e kthyer koncertin në një spektakël më vete. Entuziazmi u rrit edhe më shumë kur këngëtarja...
Burimi:
kultplus.com