Argjentina mposht Zvicrën pas vazhdimeve, në gjysmëfinale e pret Anglia

Argjentina mposht Zvicrën pas vazhdimeve, në gjysmëfinale e pret Anglia

Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultat 3:1 pas kohës shtesë. Takimi, i zhvilluar në orët e para të së dielës, përfundoi pa fitues në kohën e rregullt, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimeve, ku argjentinasit treguan më shumë efikasitet dhe siguruan biletën për në katërshen më të mirë të turneut. Me këtë fitore, Argjentina vazhdon rrugëtimin drejt titullit botëror dhe në gjysmëfinale do të përballet me Anglinë, në një duel që pritet të jetë ndër më të fortët e këtij Botërori./KultPlus.com