Ansambli Kombëtar për herë të parë në Londër, “Shqipëria në sytë e Bajronit” sjell trashëgiminë shqiptare në skenë
Nga Julia Vrapi Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në muajin korrik do të ngjiten për herë të parë në skenën e Londrës, në një produksion të veçantë që vjen me titullin “Shqipëria në sytë e Bajronit”. Ky produksion etno-muzikor sjell për publikun britanik një udhëtim artistik, që ndërthur historinë, kulturën, muzikën dhe shpirtin e Shqipërisë, që frymëzoi Lord Bajronin. Mbrëmjen e 6 korrikut, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të performojë në Shaw Theatre në Londër, ku nën drejtimin artistik të Sokol Marsit do të prezantojë vlera të spikatura të trashëgimisë kulturore shqiptare. Një program i veçantë, ku do të interpretohen edhe këngë të njohura nga këngëtarët Aranit Hoxha dhe Denisa Gjezo, si dhe valle tradicionale si Vallja Çame,...
Burimi:
sot.com.al