Anibar hap edicionin e 17-të me filma, kujtime dhe fillime të reja
Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, Anibar filloi si një ëndërr. Sot, në Edicionin e shtatëmbëdhjetë, kjo ëndërr vazhdon të rritet, duke bashkuar mijëra njerëz përmes animacionit, kinemasë, kreativitetit dhe komunitetit. Për 17 vjet, festivali ka krijuar një hapësirë ku ndahen histori, krijohen miqësi dhe të gjithë janë të mirëpritur. Edicioni i 17-të i Anibar u hap zyrtarisht me një mirëseardhje të ngrohtë nga Hana Blakqori, e cila përshëndeti publikun dhe shënoi fillimin e një jave tjetër të paharrueshme në Pejë. Në ceremoninë e hapjes u shfaqën tre filma që përcaktuan frymën e festivalit për ditët në vijim. “Richard the Dream Cowboy”, e çoi publikun në një udhëtim me biçikletë të mbushur me liri, fantazi dhe dashuri. “Please”, një komedi e errët që eksploron dëshirën njerëzore për...
Burimi:
kultplus.com